Për ta kuptuar se çdo të thotë kjo, na ndihmon lashtësia e këtij turneu Grand Slam.
Wimbledon është turneu më i vjetër dhe më i famshëm i tenisit në botë, që ka nisur që në vitin 1877, ndaj edhe duhet të cilësohet një revolucion i vërtetë vendimi për të zëvendësuar arbitrat vijërojtës me teknologjinë.
Edhe pse shkenca po hyn me të dyja këmbët në sport, dhe tenisi ka pranuar ndihmën teknologjike për të ndarë drejtësinë në ndeshje, sërish fshirja e një tradite 147-vjeçare ishte një kataklizëm.
Që nga edicioni i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë më vijërojtës në sfidat e 18 fushave në Wimbledon, që nga ato më të thjeshtat deri tek arena kryesore.
Në vend të tyre do të jenë aparaturat moderne, një vazhdim i përdorimit të teknologjisë për të përcaktuar nëse topi i gjuajtur nga tenistët është brenda apo jashtë, që quhet “syri i skifterit” dhe që përdoret vetëm disa herë gjatë një dueli, me kërkesë të vetë garuesve.
E vërteta është se puna e vijërojtësve ka qenë gjithmonë e vështirë dhe e rrezikshme.
Ata kanë marrë goditje nga topat e tenisit me shpejtësi që kalojnë 200 kilometrat në orë, apo edhe nga sportistët, gjithsesi ndryshimi epokal nuk po ndodh për këtë, veçse në radhë të parë për të ndihmuar rritjen e saktësisë në arbitrimin e ndeshjeve. /i.m /abcnews.al