Kampionia ballkanike e mundjes, Domi: Eksperiencë e vështirë, por ia dola

schedule09:06 - 9 Tetor, 2024

schedule 09:06 - 9 Tetor, 2024

Erglena Domi është shpallur kampione ballkanike në sportin e mundjes.

Edhe pse në moshën 13 vjeçare, ajo u shpall kampione në moshat U 15.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Domi u shpreh se ishte eksperiencë e vështirë, por falë stërvitjes me të atin, ia doli.

“Ka qenë një eksperiencë e vështirë për mua. Ishte ballkaniku im i parë, kam pasur konkurrenca të forta. Me anë të stërvitjeve të mia, ia dola. Unë stërvitem një herë në ditë, por në verë stërvitem dy herë. Po, trajneri ka një rutinë ushqimesh dhe unë i ndjek ato rreptësisht. Po, pak a shumë, jo dietë, por është diçka për shëndetin tim”, theksoi ajo ndër të tjera./abcnews.al