‘Ishte e dhunshme’, ministri Hoxha nga spitali i Traumës: Hetim kriminal protestës

schedule23:20 - 7 Tetor, 2024

schedule 23:20 - 7 Tetor, 2024

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës, ku mbetën të lënduar 10 efektivë të policisë.

Nga Spitali i Traumës, ku pa gjendjen e efektivëve të lënduar, Hoxha u shpreh se protesta ishte e dhunshme.

Hoxha deklaroi se punonjësit e policisë kriminale do të zhvillojnë hetime.

“Punonjësit e policisë, të dëmtuar, fatmirësisht kanë dëmtime të lehta. Tre prej tyre kanë lënë spitalin. Tre punonjës policie janë nën observimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë të ligjit. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët, nuk janë lënduar dhe dëmtuar sot, përveç punonjësve të policisë. U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm i detyruar, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës.

Shërbimet e policisë kriminale janë duke evidentuar çdo zjarrvënie të qëllimshme, çdo objekt të prishur dhe çdo prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke mbledhur çdo material për ta referuar në prokurori. Protesta ishte e dhunshme, në raste kur punonjësit e policisë, përfshihen në flakë, përgjigja e policisë do të jetë shumë e rreptë, në propocion me sulmin”, theksoi ai./abcnews.al