Intervista/ Përvjetori i sulmeve, ambasadorja e izraelit për ABC News: 7 tetorin e kujtojmë si ditë ferri! Hamas, armiku ynë!

schedule16:42 - 7 Tetor, 2024

schedule 16:42 - 7 Tetor, 2024

Në një vjetorin e sulmit te Hamas kunder Izraelit ambasadorja e Tel Avivit në Shqipëri, Galit Peleg rrëfeu në një intervistë për gazetarin Sali Doçi, për ABC News, sfidat e vështira që vendi i saj ka kaluar përgjatë këtij viti.

Peleg tha se Izraeli mbështet zgjidhjen e këtij konflikti sipas një plani me dy shtete. Ambasadorja Izraelite foli edhe mbi mbështetjen që vendi i saj ka marrë nga Shqipëria dhe tha se Tirana Zyrtare ka zgjedhur që me udhëheqjen e saj të qëndrojë në anën e duhur të historisë.

Intervista e plotë: 

Shkëlqesia Juaj, faleminderit që jeni sot në ‘Faqja 4’. Kjo është një datë shumë e rëndësishme për historinë e Izraelit. Jemi një vit pas dhe e gjithë bota e përdor 7 tetorin për të përkujtuar masakrën që u bë kundër civilëve Izraelit një vit më parë. Si e gjen ky 7 Tetor Sot vendin tuaj ?

Faleminderit shumë për këtë intervistë. Kjo është një ditë shumë e vështirë në Izrael. Dhe gjithashtu, mendoj se për të gjithë botën, ne sot përkujtojmë jo vetëm viktimat, kemi shumë njerëz që janë të pikëlluar sot, por ne përkujtojmë…  në Izrael ne e shikojmë 7 tetorin e vitit 2023 si ditën kur shpërtheu ferri. Ju e dini, për fat të keq, njerëzit në Izrael përjetuan sulme terroriste. Ne përjetuam luftëra. Por ajo që ndodhi më 7 tetor të vitit të kaluar ishte diçka ndryshe, sepse ndryshoi të gjithë perceptimin tonë për marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe ne kuptuam se duhet të veprojmë në një mënyrë tjetër. Nëse para 7 tetorit kemi ne kishim nje  lloj koncepti që nëse në Gaza situata ekonomike do të jetë më e mirë, njerëzit do të ndihen më të sigurt dhe atëherë mund të ndërtojmë diçka realisht. Kjo ndodhi bazuar ne ndjesite që patëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve të paqes në rajon. Kishte një ndjenjë se gjërat po përmirësohen dhe ne po synonym një Lindje të Mesme të begatë. Por më 7 tetor morëm një thirrje zgjimi. Ne morëm një alarm shumë të fortë se për sa kohë që organizatat terroriste po kontrollojnë fqinjët tanë, është e pamundur të bëjmë diçka

Kishim një vit të gjatë dhe te veshtire per familjarë të cilët gjithmonë jane duke folur për të afërmit e tyre që mbahen peng nga Hamasi në Gaza. Ata janë rreth 100 pengje, fati i të cilëve mbetet mister.Një të treta e tyre që vlerësohet se janë vrarë nga Hamasi. Në të njëjtën kohë, qeveria izraelite nuk ka dhënë asnjë shenjë pozitive për atë që po ndodh me negociatat dhe bisedimet për armëpushimin që janë duke u zhvilluar mes paleve, Hamasit dhe gjithashtu Izraelit. Por çfarë po bën Tel Avivi sot për të rikthyer të gjithë këta pengje ne Shtepi?

Hamasi.. Nuk na dhanë asnjëherë informacion për mirëqenien e pengjeve, nëse janë gjallë apo jo. Mëngjesin e sotëm familja e njërit prej pengjeve, Idan Shtiri, është njoftuar se djali i tyre, student 28 vjeçar nga Izraeli, është vrarë në fakt më 7 tetor të vitit të kaluar dhe trupi i tij mbahet peng nga Hamasi deri më sot. Dhe deri më sot ata mendonin se ai ishte gjallë. Sot ata u informuan sepse  Ushtriajonë që është në Gaza, morën vesh se ai ka vdekur. Kemi 101 pengje që janë ende në Gaza. Nuk kemi asnjë informacion për gjendjen e tyre. Tani çfarë Hamas vijonte ten a thoshte neve , apo jo neve, por ndërmjetësuesve,  ishtte se ata janë të gatshëm për një lloj marrëveshjeje që do të lirojnë aq pengje sa ata të vendosinin, ndersa ne nuk duhet te denim asgje nese ata ishin të vdekur apo të gjallë.Në këmbim  Hamas kerkoi qe Izraeli te terheq plotesisht ushtaret e tij nga Gaza dhe në fakt të rrezikojë të gjithë njerëzit që jetojnë në jug të Izraelit. Dhe e dini çfarë? Me raketa qe ata kane , edhe njerëzit që jetojnë në veri të Izraelit, apo në qendër të Izraeli jane te rrezikuar.Kemi nje numer te pacaktuar pengjesh per te cilet nuk dime asgje. Pra, në fakt, nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të vërtetë në tryezë.

Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të bëjmë janë dy gjëra . Njëra është të ushtrojmë presion përmes komunitetit ndërkombëtar mbi ato vende që kanë ndikim në Hamas për të shkuar në një lloj negociate për lirimin e të gjithë pengjeve. Dhe në të njëjtën kohë, ushtria vazhdon të veprojë në Gaza si një formë tjetër presioni ndja Hamas, një presion aktual dhe qe eshte gjithashu nje perpjekje e jona per te gjetur pengjet, per ti liruar ato dhe per ti kthyer ne shtepi.

Dua të fokusohem pak më shumë për atë që po ndodh sot, pavarësisht qasjes se Izraelit apo Rripit e Gazës. Inteligjenca amerikane dhe inteligjenca perëndimore kanë vlerësuar se Hamasi ka pasur nga 20,000 deri në 25,000 luftëtarë përpara sulmit të 7 tetorit. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, pak ditë më parë, pamë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, nga Kombet e Bashkuara, i cili u ka thënë të gjitha vendeve se Izraeli ka arritur  një objektiv shumë të rëndësishëm ne eleminimin  e gjysmes se militanteve te Hamas. Ne te njejten kohe kemi ministrin e shëndetësisë në Gaza që kontrollohet nga Hamasi që ka thënë se në enklaven palestinese  janë vrarë më shumë se 41,000 njerëz në një luftë njëvjeçare. A jemi para faktit sot që po flasim se më shumë se gjysma e viktimave në Rripin e Gazës janë civilë?

Shikoni përsëri, situata është e tillë. Nga njëra anë ju keni një vend demokratik që ushtria e tij po lufton. Nga ana tjetër, ju keni një organizatë terroriste që jo vetëm që synon të vrasë izraelitët, por gjithashtu nuk kujdeset për civilët e vet. Dhe nuk po e them sepse jam ambasadorja e  Izraelit. E kane  thanë me zërin e tyre. Eshte thene disa herë se liderët e Hamasit ia kanë thënë mediave ndërkombëtare, BBC-së, CNN-it, platformave të tjera. E thanë shumë qartë. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë njerëzit tanë për qëllimin. Pra, kjo është një gjë. Gjëja tjetër që ata bëjnë është se ata luftojnë duke u fshehur  nga vetë civilët dhe populli i tyre. Pra, ju keni një situatë shumë, shumë të ndërlikuar që nga njëra anë, ne e deklaruam dhe i qëndrojmë asaj, se objektivi ynë dhe armiqtë tanë nuk janë civilët në Gaza. Por për sa kohë që kjo organizatë terroriste kontrollon Gazën, është shumë keq për ne, por është gjithashtu keq për ta, për civilët. Pra, është shumë logjike që edhe shumë civilë jane plagosur gjatë këtyre luftimeve. Ne vlerësuam gjithashtu se rreth 50% e të plagosurve janë civilë dhe 50% janë terroristë të Hamasit. Duke thënë këtë fakt , gjeja  mbetet ende shumë e paqartë. Ne nuk po luftojmë një ushtri me uniformë. Pra, si ta dinme ne  nëse dikush është civil? Ose dua të them, nëse është një fëmijë i vogël, ne e dini se është një civil. Por si ta  dini tek te rriturit  nëse është një civil apo është një militant I Hamas.Ne vlerësojmë se rreth 50% e njerëzve që u plagosën nuk ishin Hamasi, por për fat të keq ata u plagosën sepse Hamasi vepron nga brenda civilëve…

Kur thoni të plagosur, keni parasysh edhe të vrarët në Gaza?

Edhe të vrarët. Qëllimi ynë nuk është të vrasim palestinezët. Qëllimi ynë është të krijojmë një situatë që palestinezët të mund të jetojnë të çliruar të lirë dhe të përparojë në Gaza së bashku me sigurinë,  nga ana tjeter Izraeli do te kishe kufinjte te sigigurte. Dhe ne e kuptojmë që kur ata të kenë jetë normale, ne do të kemi jetë normale. Ne e kuptojmë atë.

A e pranon Izraeli zgjidhjen me dy shtete?

Izraeli e pranoi shumë vite më parë zgjidhjen me dy shtete.

Mirë, do të doja të flisja pak më shumë për atë që ka ndodhur pas 7 tetorit. Ne kemi pare në veri të Izraelit më shumë se 100,000 njerëz që kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të Hezbollahut, me raketat që kane synuar  veriun e Izraelit. Në të njëjtën kohë, gjatë javëve të fundit, ne kemi gjetur një inkursion të ligjshëm nga ana  e ushtrise tuaj brenda Libanit. Tel Aviv apo Jeruzalemi sic doni ju ta quajme e bëri të qartë se objektivi juaj është vetëm Hezbollahu dhe jo civilet. Ne te njejten kohne ne dimë se të gjitha këto grupe mbështeten nga Irani dhe disa ditë më parë, ne kemi pasur një sulm me më shumë se 200 raketa balistike mbi qiellin e Izraelit. Qeveria Juaj eshte zotuar per hakmarrje .Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se askush nuk mund ta mohojë që Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ndërkohë në mediat ndërkombëtare ka shkrime të përditshme se Izraeli ndoshta po mendon të synojë bazë bërthamore të Iranit si shenje Hakmarrje. Si do te zgjidhni te hakmerreni?

Nga 8 tetori i vitit të kaluar Hezbollahu filloi të lëshojë raketa drejt Izraelit. Ata thanë se kjo është në mbështetje për Gazën. Mendoj se ishte një mundësi për ta për të filluar një front tjetër. Regjimi radikal iranian ka synim shumë të qartë për të destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme. Tani, sapo sulmuam Hezbollahun, iranianët u zgjuan sepse tani e kuptuan se përfaqësuesi i tyre më i madh dhe më i fortë në rajon është duke u sulmuar nga Izraeli.Izraeli ka vendosur të hakmerret. Ky nuk është një sulm. Kjo nuk është një hakmarrje. Kjo është një mbrojtje për jeten e  civilëve  Izraelit  ne veri te Izraleit . A mund te imagjinoni një vend që vazhdon të jetojë për një vit nen bombardime, pershembull sikur 100 mije qytetare ne Tirane te duhej te largoheshin drejt Sarandes sepse qyteti juaj po bombardohet per nje vit .A Mund ta imagjinoni këtë? Kjo është e pabesueshme. Kështu Izraeli vendosi të hakmerret dhe iranianët u zgjuan. Tani, sulmi ndaj Hezbollahut është një goditje e madhe për Iranin. Ata nuk e fshehin se janë mbesthtetesit e tyre.

Nuk mu pergjigjet. A do te bazohet hakmarrja Izraelite ne shenjestrimin e Bazave berthamore te Iranit, apo nuk mund ta thoni dicka te tille?

Unë do të qëndroj në atë që tha kryeministri Netanyahu. Ne do të gjejmë kohën e duhur  dhe do të jetë  nje hakmarrje e dhimbshme, keshtu qe ju duhet te qendroni gati.

 Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë treguar solidaritet me Izraelin që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Ndërkohë,Disa ditë më parë kemi pasur kënaqësinë të kemi këtu në Shqipëri presidentin izraelit, Isaac Herzog. Nuk e di si e keni ndjerë mbështetjen shqiptare gjatë këtij viti të vështirë?

Përgjatë të gjithë kësaj kohe Shqipëria vijon të jetë ajo që unë e quaj gjithmonë, një rreze drite në errësirën e njerëzimit. Ndodhi 85 vite më parë përgjatë Holokaustitt.Dhe mendoj se po  serisht tani ndodh tani. I vetmi lider që qëndroi në Kombet e Bashkuara javën e kaluar me këtë fjongo që simbolizon thirrjen për kthimin e pengjeve ne shtepi  ishte kryeministri Rama. Nga të gjithë liderët e botës, në fakt ishin dy liderë. Netanyahu, që është kryeministër i Izraelit dhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Ai bëri thirrje që të lirohen menjëherë te gjitha pengjet. Ai e quajti Hamasin ashtu siç ata jane , terroriste.I krahasoi me nazistët, per ate se çfarë ata  bënë. Dhe unë mendoj se këtë frymë mbeshtetje , une  mund t’ju them se e ndjej. Unë jetoj këtu tani prej dy vitesh . Dhe kur ndodhi sulmi i 7 tetorit, i thashë edhe kryeministrit Rama, edhe presidentit Begay, edhe ministrit të Jashtëm Hasani, të treve u thashë të njëjtën gjë.

Në këto ditë dua të jem me njerëzit e mi. Unë dua të jem në Izrael tani. Por nëse nuk mund të jem në Izrael, mendoj se Shqipëria është vendi më i mirë për mua si qytetare izraelitw, si zyrtare , por edhe si hebre, për mua është vendi më i mirë për të qenë. Dua të them edhe një gjë. Më pyetët për luftën me Libanin dhe me Hezbollahun. Ndërsa jemi ulur këtu tani, familja ime, prindërit e mi ishin 88 vjeç, vëllai im, fëmijët e tij, gruaja e tij, ata janë mbyllur në strehimore në katër javët e fundit për shkak të hedhjes se bombave dhe raketave nga Libani dhe gjithashtu nga Irani.  Keto bombardime nuk kufizohen vetëm në veri të Izraelit. Ata janë në të gjithë Izraelin tani. Dhe dua tiu  them se ketu une ndihem e sigurte .Ndihem i sigurt në Shqipëri. Jo vetëm sepse mbeshtetja dhe sigiria qe ju me ofroni eshte e mahnitshme, por edhe sepse qeveria juaj po qëndron në anën e duhur të historisë. Dhe kjo është e jashtëzakonshme. Dhe unë jam mirënjohës për këtë.

Zonja Ambasadore, faleminderit.

Faleminderit shumë.