Foshnja e luftës/ Gaza, një vjeçari lindi me fillimin e sulmeve izraelite

schedule15:28 - 7 Tetor, 2024

schedule 15:28 - 7 Tetor, 2024

Ali feston ditëlindjen e tij të parë ndërsa lufta Izrael-Hamas shënon një vjetorin e saj. I vogli palestinez lindi ndërsa avionët luftarakë të Izraelit nisen sulmin ndaj militantëve palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës.

Lufta filloi më 7 tetor të vitit të kaluar kur mamaja e Ali, Amal al-Taweel po dërgohej me urgjencë në një spital në Gazen qendrore për të lindur një fëmijë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Mustafa al-Taweel, e kërkonin prej tre vitesh. Fëmija ka lindur dhe ka jetuar çdo ditë në sfondin e luftimeve.

Vetem disa ditë pas lindjes së Aliut, familja e tij u kthye në shtëpinë e tyre në lagjen Zahrah, në veri të Gazës. Megjithatë, ata u detyruan të iknin më 18 tetor, vetëm një ditë para se avionët luftarakë të Izraelit te bombardonin edhe ate lagje.

“Po e përgatisja atë për një jetë tjetër – një jetë të bukur – por lufta i ndryshoi të gjitha këto tipare. Ishte një vit shumë i vështirë, i keq në çdo aspekt, nga pikëpamja shëndetësore, nga pikëpamja psikologjike. Fazat e jetës së tij gjatë këtij viti – nga koha kur filloi të zvarritet, kur i dolën dhëmbët, kur hodhi hapat e tij të parë, kur filloi të ecte – Ali nuk i realizoi ne kushtet me te keqija.”

Ali, qe sot ka ditelindjen, nuk mori asnjë vaksinë në gjashtë muajt e tij të parë, duke e bërë atë të prekshëm ndaj sëmundjeve.

Që atëherë, familja al taweel kanë jetuar në shtëpitë e të afërmve të tyre në të gjithë Gazën qendrore dhe jugore, duke përfshirë qytetin Rafah dhe me pas jane zhvendosur ne kampin e refugjatëve Nuseirat, së bashku me 15 të afërm të tjerë, ku gjenden sot.

Amal Al-Taweel thotë se bombardimet e vazhdueshme, zhvendosja dhe shkatërrimi e kanë bërë të vështirë rritjen e fëmijës së saj, siç ajo e kishte enderruar.

Agjencitë e OKB-së dhe grupet e ndihmës që punojnë në enklavë kane bere thirrje te njepasnjeshme per krizen humanitare në Gaza./abcnews.al