Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkkuara thotë se janë të shqetësuar për aktivitetet e fundit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pranë pozicionit të tyre në Libanin jugor, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) X të dielën.
UNIFIL deklaroi se këto aktivitete u zhvilluan brenda territorit libanez në pozicionin e tyre në juglindje të fshatit Maroun El-Ras. Zëdhënësi i UNIFIL, Andrea Tenenti i tha CNN se ata janë të rrezikuar për shkak të shkëmbimeve të zjarrit midis IDF dhe Hezbollahut.
“Pozicioni ynë është në mes, dhe ata kanë instaluar një post afër bazës sonë. Pra, si Hezbollahu ashtu edhe IDF”, tha Tenenti.
Postimi i UNIFIL vuri në dukje se e ka ngritur vazhdimisht çështjen me IDF-në përmes kanaleve të vendosura të komunikimit./abcnews.al