Berisha, thirrje për luftë/ Kryetari i PD: Rama na shpalli luftë, i përgjigjemi dhëmb për dhëmb

schedule19:14 - 6 Tetor, 2024

schedule 19:14 - 6 Tetor, 2024

Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile duke nisur nga nesër në protestën e opozitës e deri në krijimin sipas tij të një qeverie teknike. Berisha deklaron se luftës që i ka shpallur Rama do t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë. Një mesazh ky që duket si paralajmërim për dhunë në tubim.

Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.

Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë i ka mbetur. Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë me të njëjtën vendosshmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi që ka shkelur territorin ose ka marrë lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha./abcnews.al/abcnews.al