SPAK zbardhi masakrën e trefishtë të Bradasheshit në Elbasnn, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si edhe shtetasi turk Erdal Durunai.
Nuredi Dumani, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, deklaroi se financues të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, organizator ishte Mikael Kamami ndërsa ekzekutorë Altin Ndoci e Mir Haxhia. Ndërsa sipas tij, makinën e ekzekutorëve e drejtonte Talo Çela.
Emisioni “Gjërat tona” ka zbardhur disa biseda të zhvilluara në aplikacionin SKY, të cilat janë përfshirë në dosjen e SPAK, në lidhje me këtë ngjarje mes Renato Musakut dhe Franc Çopjas, ku ky i fundit shprehet se u kishte shkuar edhe për ngushëllim familjes Alibej, pas vrasjes së Endritit.
Pjesë nga biseda:
Franc Çopja: U zbuluan ata të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë që fluturon me bisht në b… se ata ishin ajrore. S’dinin gjë nga po i vinte. Po Talo b… iku në një vend aty, doli pastaj gaboi. Iku nga mendja e vet Talo si p… tha e njoh unë këtë, shkoj i them. Kjo punë s’do trima budallenj. Unë ua thashë live atyre. Mbajeni mend u thashë. Ata thanë … këtij kalamanit. Kur re ti në burg u zhduka unë, s’dilja më lirshëm, s’ikja më as në Shqipëri. Bëra ca lekë edhe ec babe. Ç’a t’i bëja. Ika i piva edhe një kafe, i hodha 50 euro, të rroni vetë, t’ju rrojnë të dashurit i thashë…
Franc Çopja: Qante ajo nusja e atij Endritit. Endirit jubira mia… se e ka rumune.
Renato Musaku: T’ja … rumunët.
Franc Çopja: Legena, turp me i thënë armik. Po u hallakatën pastaj këta të tjerët. S’kishin shkuar kështu gjërat. S’i pata planifikuar kështu…
Renato Musaku: Të degjeneruar fare.
Franc Çopja: Po ngritur hunda përpjetë.
Renato Musaku: Po duhesh me u mbajt pak nën kontroll. Po hajde na duhet të shohim si t’i vëmë në vijë prapë./abcnews.al