Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe i shisnin, arrestohen dy të rinjtë

schedule12:40 - 4 Tetor, 2024

schedule 12:40 - 4 Tetor, 2024

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ata vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe më pas i shisnin.

Sakaq, gjatë kontrollit fizik ndaj njërit prej tyre, blutë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Dynamic”.

Arrestohen 2 shtetas që vidhnin biçikleta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohen 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dynamic”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit 34 vjeç, dhe 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al