Rikthimi i Ernest Muçit/ Sylvinho: Është lojtar shumë i rëndësishëm, por i duhet kohë për t’u përshtatur

schedule11:23 - 4 Tetor, 2024

schedule 11:23 - 4 Tetor, 2024

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Sylvinho duke shpjeguar listën për dy ndeshjet e tetorit, foli edhe për kthimin e mesfushorit Ernest Muçi.

Ai u shpreh se Muçi është një lojtar i rëndësishëm, por sipas tij, i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me ekipin.

“Që unë të marrë dy ose tre lojtarë, disa duhet t’i lë jashtë liste. Kemi rikthimin e Ernest Muçit, ai është lojtar shumë i rëndësishëm, është lojtar i ri dhe ka shumë mundësi. Ka nevoje për kohë për t’u përshtatur dhe fjala e duhur që unë mund të zgjedh në këto çaste, është “durimi”. Siç dhe ju jeni të lumtur, edhe unë jam shumë i lumtur me Muçin dhe shpresoj të ketë një lloj vazhdimësie”, tha ai.

I pyetur për mungesën e Armando Brojës, tekniku tha se sulmuesi ka nevojë ende për rikuperim.

“Ne kemi folur pak në këto momente, sepse sipas raportit të Everton ai ka nevojë edhe për pesë javë që të rikuperohet. Dëshira është që të jetë gati sa më shpejt, të luajë me klubin dhe aq më mirë është për ne. E kemi lojtar të rëndësishëm dhe duam ta mbrojmë, ashtu siç do edhe klubi”, u shpreh Sylvinho.

/abcnews.al