Punësime në OSHEE dhe spital, 5 persona nga grupi “Bajri” dalin sot para gjykatësve

schedule09:52 - 22 Nëntor, 2019

schedule 09:52 - 22 Nëntor, 2019

Pesë antëtarët e grupit “Bajri të cilët kanë një vit që janë të arrestuar do të përballen sot me gjykatën për heqjen e masës së sigurisë.

Seanca do të zhvillohet në  orën 13:00.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se avokati i grupit “Bajri” Arbër Hoxha shpjegon se nuk ka hetime të tjera hetimore dhe 5  të pandehurve u mbaron afati i paraburgimit. Për rrjedhjë sipas tij gjykata duhet që të ndryshonte masën e sigurisë siç parashikon ligji.

Kujtojmë se policia ka finalizuar operacionin e fundit “Oaz” për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 10 personave pjesë e grupit “Bajri”.

Të arrestuarit të cilit kishin lidhje me grupin “Bajri” kanë qenën nën përgjim, ndërsa akuzohen se bënin punësime me anë të kanosjes tek OSHEE dhe Spitali Rajonal i Shkodrës.

Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.

Mes të arrestuarve për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë është edhe e dashura e Behar Bajrit. Kjo e fundit vinte gjoba në emër të Behar Bajrit, duke kanosur për marrjen e parave por edhe pozicinonit të punës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!