“Opozita e përçarë, pa shpresë”/ Ibsen Elezi: Fraksionet të bëhen bashkë nëse duan ndryshim

schedule18:38 - 3 Tetor, 2024

schedule 18:38 - 3 Tetor, 2024

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se nëse opozita do të jetë e përçarë, nuk ka shpresë për fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se fraksionet e ndryshme, duhet të bëhen bashkë në një pol, nëse duan të sjellin rotacion politik.

“Nga pikëpamja strategjike, këto veprime janë e vetmja rrugë. Strategjia është ta mbash në këtë situatë politike. Ndërtojnë aksione politike, por pa rezultat. Duan ta mbajnë të karikuar situatën, për të thënë, ne jemi opozita. Ne po flasim për një pjesë të elektoratit që duan ta mbajnë në karikim. Nëse arrijnë ta mbajnë me aksione të tilla, qoftë edhe pa kuptim, do kenë avantazhe. Nëse njerëzit do kenë alternativa të reja, do ikin nga krahu i Gazit dhe Flamurit, do ikin te njerëz që janë më seriozë. Do ishte mirë të kishim një pol, të kishte njerëz që nuk kanë mëkate nga e kaluara. Nga bisedat që kam pasur në mënyrë shoqërore me eksponentë të këtyre grupimeve, janë të bindur që rruga më e mirë është një pol. E kthejnë në mision, opozitarizëm si gjendje, do të thotë reagim ndaj Ramës.

Situata është dhe mundësitë janë. Po them për polin e tretë. Një grupim i tretë që merret me opozitarizëm të vërtetë. Unë kam biseduar me këto eksponentë, janë të bindur që duhet të ketë një mision. Mendoj që po u ndërtua ky pol, Edi Rama do ketë vështirësi edhe për të arritur numrin 70”, theksoi ai./abcnews.al