Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Syyed Hassan Nasrallah të largohej nga Libani disa ditë përpara se të vritej në një sulm izraelit, raporton Reuters, duke cituar tre burime iraniane.
Sipas agjencisë së lajmeve, Irani është i shqetësuar për infiltrimin izraelit në rangjet e larta të qeverisë në Teheran.
Zyrtari iranian tha se pas sulmit ndaj pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, Khamenei dërgoi një mesazh, me një të dërguar, duke i bërë thirrje Nasrallahut të largohej nga vendi, duke cituar raportet e inteligjencës pasi Izraeli kishte agjentë brenda Hezbollahut dhe planifikonte ta vriste atë.
Zyrtari shtoi se i dërguari ishte një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane, Abbas Nilforoushan, i cili ishte me Nasrallah në bunkerin e tij kur u godit nga bombat izraelite dhe gjithashtu u vra.
Vrasja e Nasrallahut pasoi dy javë sulmesh të sakta izraelite që kanë shkatërruar objekte armësh, kanë eliminuar gjysmën e këshillit udhëheqës të Hezbollahut dhe kanë shkatërruar komandën e lartë ushtarake.
Frika e Iranit për sigurinë e Khameneit dhe humbjen e besimit, si brenda Hezbollahut, ashtu edhe brenda institucioneve të Iranit, u shfaqën në bisedat me 10 burime për këtë çështje, të cilët përshkruan një situatë që mund të komplikojë funksionimin efektiv të aleancës së Boshtit të Rezistencës të Iranit./abcnews.al