Irani: Sulmi ndaj Izraelit ishte një domosdoshmëri

schedule19:01 - 2 Tetor, 2024

schedule 19:01 - 2 Tetor, 2024

Lëshimi i gati 200 raketave balistike ishte një “domosdoshmëri” dhe duhej “për të rivendosur parandalimin”, tha përfaqësuesi i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Çdo akt agresioni nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Kjo është kostoja që ky regjim duhet të mbajë”, tha Iravani, duke iu referuar Izraelit.

Të martën, Irani sulmoi objektiva ushtarake dhe të sigurisë “në përputhje të plotë me të drejtën e tij të vetëmbrojtjes” pas sulmeve të përsëritura të Izraelit në shkelje të integritetit territorial të vendit, sipas tij.

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al