Analisti Ergys Mërtiri thotë se Sali Berisha nuk ka për qëllim të vijë në pushtet, pasi e di fare mirë që kjo nuk mund të realizohet.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Mërtiri u shpreh e Berisha po përdor Partinë Demokratike për t’u mbrojtur nga SPAK dhe shtoi se burgosja e Ervin Salianjit, ndihmon vetëm ish kryeministrin.
“Ne kemi parë këto kohë, këto shenja dhune janë të përsëritura prej kohësh, kriza është e gjatë. E kam thënë prej kohësh. Berisha nuk e ka qëllim, fokus, në planin e vet për të ardhur në pushtet, sepse e di që nuk vjen në pushtet, mban monopolin e opozitës, për të qenë kreu i opozitës. Bëhet për të bindur se ka një opozitë për të marrë pushtetin. Ai është i kërcënuar nga ndërkombëtarët dhe nga SPAK për t’u arrestuar. Nëpërmjet politikës mund të luftojë kundër SPAK, nuk ka instrument tjetër. Nëpërmjet partisë, ai mund të strehohet. Ata nuk mund t’i djegin mandatet. Nëse Sali Berisha dhe njerëz të tij kërcënohen nga SPAK, atyre iu duhet mandati politik për t’u mbrojtur prej tyre. Berisha nuk ka luftuar për ta mbrojtur Salianjin. Salianji do të bëjë politikë, por në thelb, burgosja e Salianjit, nuk i bën punë opozitës, por Sali Berishës”, theksoi ai./abcnews.al