Dëmtimi i çuditshëm i sulmuesit, pretendon se shoku i bëri magji të zezë!

schedule21:31 - 21 Nëntor, 2019

schedule 21:31 - 21 Nëntor, 2019

Djurgarden arriti të fitojë titullin kampion në Suedi këtë sezon. Klubi 128-vjeçar u rikthye te trofeu i madh pas 14 viteve mungesë dhe tifozët festuan gjatë këtë sukses. Ylli i ekipit, ku aktivizohet edhe Astrit Ajdareviç, është Mohamed Buya Turay.

24-vjeçari nga Sierra Leone shënoi 15 gola, u shpall golashënuesi më i mirë në Allsvenskan dhe ndihmoi ekipin të fitonte titullin. Shumë klube të njohura europiane po e monitorojnë me kujdes dhe karriera e sulmuesit afrikan pritet të vijojë në Premier League. Me 13 nëntor pësoi një dëmtim të çuditshëm në ndeshjen Sierra Leone-Lesotho, teksa Buya Turay i ka befasuar të gjithë me shpjegimin e këtij episodi.

Mohamed Buya Turay

Jam shëruar plotësisht. Nuk u dëmtova kundër Lesothos. Në atë ndeshje nuk pësova faulle dhe nuk pata kontakte të forta. Fillova të ndjej dhimbje në këmbën time në hotel. Thirra fizioterapistin e kombëtares dhe ai nuk po arrinte të kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Dhimbja shtohej me kalimin e kohës.

Kur shkuam në fushën e stërvitjes, dhimbja u shtri në të gjithë këmbën. Lajmërova familjarët dhe ata më sollën mjekun e familjes. Ai mendonte se dëmtimi kishte ardhur ngaqë kisha shkelur një ‘objekt shpirtëror’ në fushën e stërvitjes. Dikush e kishte vendosur aty me qëllim shkatërrimin e karrierës time.

Mjeku më tha edhe diçka tjetër. Nëse do të shkoja në spital për t’u kuruar, me shumë mundësi do të isha detyruar t’i jepja fund karrierës. I besoj të gjitha fjalëve të tij. Kisha dëgjuar edhe më parë histori të tilla dhe tani e provova vetë. E di kush ma ka bërë këtë, por nuk dua t’ia përmend emrin. Di të them që nuk do jetë i lirë edhe për shumë kohë“, përfundon sulmuesi afrikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!