Houthi zotohet të përshkallëzojë sulmet ndaj Izraelit

schedule19:08 - 30 Shtator, 2024

schedule 19:08 - 30 Shtator, 2024

Houthit e Jemenit kanë thënë se do të përshkallëzojnë operacionet ushtarake kundër Izraelit.

Kjo është në përgjigje të sulmeve ndaj Jemenit, tha grupi i armatosur, pasi Izraeli goditi objektivat Houthi.

Të dielën, Izraeli tha se dhjetëra avionë shënjestruan termocentralet dhe objektet e portit detar në qytetin jemenas Hodeida.

Sulmi vrau pesë persona dhe plagosi 57, tha një zëdhënës i Houthis.

Kjo erdhi një ditë pasi Houthi-t lëshuan një raketë balistike drejt aeroportit Ben Gurion të Izraelit kur Benjamin Netanyahu po mbërrinte.

Houthi-t janë pjesë e një koalicioni të lirshëm të grupeve të lidhura me Iranin, të njohur si “boshti i rezistencës” së bashku me Hezbollahun, Hamasin dhe të tjerët.