Rikthehet Gjukanoviç, analisti për zgjedhjet në Podgoricë: Koalicion me DPS? Ekziston mundësia

schedule17:41 - 30 Shtator, 2024

schedule 17:41 - 30 Shtator, 2024

Numrin më të madh të votave në zgjedhjet lokale në Podgoricë të Malit të Zi e ka siguruar Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç.

Partia e Gjukanovicit ka marrë rreth 30 për qind të votave duke fituar 19 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës që ka 58 vende, Lëvizja Europa Tani e kryeministrit Milojko Spajiç dhe Demokratëve fitoi 14 vende, ndërsa lista e Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Lëvizja Ura nuk morën dot më shumë se 6 vende.

Analisti Gjokë Dukaj, në një lidhje live për “Ballkan Update” komentoi këtë rezultat.

“Fitues kryesor është PDS pasi nga 2020 në të gjitha komunat ishte në rënie të dukshme. Në anën tjetër, iniciativa e presidentit Millatoviç që të shkaktojë fërkimet e tij me kryeministrin Spajiç, ishin bashkëthemelues dhe kanë udhëhequr bashkë Lëvizjen Evropa Tani, dhe rreshtimi i tij pas këtij koalicioni, janë mendimet e opinionistëve në Mal të Zi, disfata e tij në këto zgjedhje, të ketë një rezultat të tillë nga zgjedhjet e djeshme në Podgoricë është diçka si dështuese për të. Ish kryeministri Abazoviç në këtë strukturë ishte i përfaqësuar me 4 këshilltarë dhe tani janë vetëm tre struktura, të cilat Abazoviç dhe Lëvizja për ndryshim përfaqësohet me dy këshiltarë, del se angazhimi i kësaj liste vlerësohet si dështuese. Në anën tjetër, edhe forcat që përfaqësojnë dhe përbëjnë pushtetin në Mal të Zi, Evropa Tani në koalicion me demokratët ka fituar 14 mandate.”, tha ai.

Koalicion me DPS?

Ekziston mundësia. Pasi presidenti Millatoviç me grupin që është shkëputur nga Evropa Tani dhe është rreshtuar pas qëndrimit të presidentit Millatoviç së bashku me Abazoviç, në koalicion me mbështetjen e DPS kanë shkaktuar krizën politike në kryeqytet.“, shtoi ai./abcnews.al