Janë duke ngjyrosur disa figura dhe përqëndrimi i tyre është maksimal.
Ky është Arditi, ndër të parët që ka gjetur strehë në shtëpinë dhe familjen “Shpresa”. Në të jetojnë rreth 65 persona me aftësi ndryshe apo pa kujdes prindëror.
Në vitin 1995 u hap së pari një shtëpi duke strehuar persona me aftësi ndryshe që nuk kishin një familje dhe sot janë shtatë banesa të tilla.
I gjithë stafi këtu ka një qëllim që të ndihmojë ata që janë strehuar të ndihen si në familje, të angazhohen për t’u integruar në shoqëri dhe të mos ndihen të braktisur.
Arditi dhe Arturi tregojnë se falë qëndrimit në këtë shtëpi kanë mundur të angazhohen dhe të fitojnë aftësi në sektorin e fasonerisë.
Por vështirësitë për ta mbajtur këtë shtëpi hapur janë tepër të mëdha pasi e gjitha varet nga donacionet.
Megjithatë ata që kanë gjetur strehë dhe dashuri shpresojnë që projekti të jetë afatgjatë.
Projekti “Shpresa” që në total ka ngritur shtatë shtëpi familje mbështetet dhe drejtohet nga Kisha Katolike./abcnews.al