Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas: Konstruktiv. Kandidati presidencial: Lufta s’duhet të kishte ndodhur, por do e zgjidhim

schedule07:52 - 28 Shtator, 2024

schedule 07:52 - 28 Shtator, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi takimin e tij me kandidatin republikan për president të SHBA, Donald Trump në Nju Jork si “shumë konstruktiv”, pasi të dy ranë dakord që lufta duhet të përfundojë.

“Kam pasur një takim shumë produktiv me Donald Trump. I paraqita atij planin tonë të fitores dhe diskutuam gjerësisht situatën në Ukrainë dhe pasojat e luftës mbi popullin tonë. U diskutuan shumë detaje”, ka shkruar Zelensky në një postim në platformën X.

“Ne ndajmë mendimin se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. Putini nuk mund të fitojë. Ukrainasit duhet të mbizotërojnë”, shtoi ai.
Trump gjithashtu e quajti takimin “të mrekullueshëm”. Më herët, ish presidenti amerikan është zotuar të zgjidhën problemin e luftës në Ukrainë nëse fiton zgjedhjet e nëntorit.

“Kjo luftë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, por ne do ta zgjidhim”, tha ish-presidenti, pa shpjeguar se si.

Trump e quajti luftën një “puzzle kompleks” dhe bëri thirrje për “një marrëveshje të drejtë për të gjithë botën”.

Para fillimit të takimit, Trump tha se ai ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.

“Shpresoj të kemi marrëdhënie më të mira”, u përgjigj presidenti ukrainas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!