Përplasen dy automjete në Milot, një i lënduar

schedule15:27 - 27 Shtator, 2024

schedule 15:27 - 27 Shtator, 2024

MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së premtes në aksion rrugor “Laç- Milot”.

Sipas policisë, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë njëri prej shoferëve është lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al