Orët e fundit në seli/ Ervin Salianji e kaloi ditën me kolegët e partisë

schedule13:33 - 27 Shtator, 2024

schedule 13:33 - 27 Shtator, 2024

Orët e fundit në liri demokrati Ervin Salinji i kaloi në shtëpinë politike, në selinë blu. Që herët në mëngjes, ai u vendos në selinë e parisë demokratike, për të marrë vendimet e fundit dhe ndoshta për të përcjell porositë e tij të fundit tek kolegët e tij.

Më pranë i qëndruan disa prej kolegëve, Gazment Bardhi, Flamur Noka, e Agron Gjekmarkaj, që edhe e këshilluan ndryse nga vendimi që ai kishte deklaruar publikisht, atë të vetëdorëzimit në polici.

Më pas, në mesditë u mblodhën dhe të gjithë deputetët, që ishin njoftuar që të enjten për një mbledhje urgjente grupi, që vetë Salianji e ndërpreu për një dalje të fundit para gazetarëve, për të thënë se një vit burg nuk do e shkëpusë atë nga politika.

“Unë do të dal nga dritarja…”,  tha ai.

Kolegët e tij ishin të gatshëm për tu ngujuar në selinë, e për ta mbrojtur.

“Vendimi unanim ishte të ngujohemi”, tha ai.

Por Salianji i qëndroi asaj çka vet kishte vendosur, duke dalë mbas më shumë se 8 orësh, nga PD-ja, duke u përshëndetur me deputetët brenda selisë.

Megjithatë, demokratët do të vijojnë të mbështesin kolegun e tyre në qeli, me akte në jetën jashtë. Sërish do i rikthehen pengimit të punës së parlamentit.

Për demokratët vendimi për dënimin me burg të Salianjit është një vendim politik dhe ata do të dalin në rrugë më shpejtë se e kishin planifikuar, në datën 6 tetor në protestën e parë, me gjasë me bllokim aksesh rrugore.

Ervin Salianji ndërkohë do të vuaj pasojat e dënimit edhe 5 vite mbasi të lërë qelinë dhe të dalë në liri, shtatorin e vitit që vjen, sipas përllogaritjes.

I zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 2017, Salianji nuk do të mund të jetë në listën e 2025 por as në zgjedhjet e 2029, për efekt të ligjit të dekriminalizimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!