Papa Françesku: Kisha t’u kërkojë falje viktimave të abuzimit seksual

schedule12:36 - 27 Shtator, 2024

schedule 12:36 - 27 Shtator, 2024

Kisha duhet të ndihet e turpëruar dhe të kërkojë falje, tha Papa Françesku, duke folur për abuzimin seksual të të miturve.

“Është turp. Kishës duhet t’i vijë turp dhe të kërkojë falje”, tha Papa Françesku gjatë një vizite në Belgjikë.

Ai gjithashtu shprehu keqardhjen për “birësimet e detyruara” të fëmijëve në Belgjikë, të cilët u morën nga nënat e tyre midis viteve 1950 dhe 1970.

Nga ana e tij, kryeministri i Belgjikës, Alexandre de Croix, deklaroi se nuk mund të anashkalohen plagët e dhimbshme që ekzistojnë në komunitetin katolik dhe në shoqëri në përgjithësi.

“Kur diçka shkon keq, ne nuk mund të pranojmë që po e mbulojmë atë. Kjo dëmton punën me vlerë të secilit. Sot fjalët nuk mjaftojnë më. Duhen masa specifike. Viktimat duhet të jenë në fokus. Ata kanë të drejtën e së vërtetës, mizoritë duhet të njihen”, nënvizoi Alexander De Croo, duke shtuar se “është jo vetëm një detyrim moral, por edhe një hap i domosdoshëm për të rifituar besimin.

Dinjiteti njerëzor duhet të mbizotërojë mbi interesat e institucionit”.

Në urimin e tij me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Belgjikë, Mbreti Philippe i Belgjikës tha për viktimat e abuzimit seksual: “Ju keni marrë veprime konkrete për të luftuar këtë dhunë të tmerrshme” dhe shtoi se “fëmijët kanë vuajtur tmerrësisht.

/abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!