Ishte padyshim lloji i fitores që nevojitej për të nisur sa më mbarë këtë sezon të ri, të UEFA Europa League.
Pavarësisht se me 10 lojtarë për thuajse 85 minuta lojës, skuadra e Tottenham ka dhuruar spektakël në “Tottenham Stadium”, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-0 azerët e Qarabag, skuadër në të cilën aktivizohet edhe ish-“ylli” i Tiranës, Redon Xhixha.
Gjithçka nisi me kartonin e kuq të Dragusin, me rumunin që u ndëshkua që në minutën e 8’-të të sfidës, megjithatë kjo nuk ndaloi treshen Brennan Johnson, Pape Sarr e Dominic Solanke për të gjetur rrjetën në minutat 12’, 53’ e 68.
Falë kësaj fitoreje djemtë e Ange Postecoglou vazhdojnë formën e tyre të mirë, teksa në sfidën e radhës do të ndeshen me “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, në sfidën e javës së gjashtë, të Premier League. /i.m /abcnews.al