Trump sulmon Zelenskyn: Ne po i japim miliarda dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

schedule07:35 - 26 Shtator, 2024

schedule 07:35 - 26 Shtator, 2024

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati presidencal republikan Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin, thotë ai, për të bërë një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që shpërtheu në vitin 2022.

“Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje”, tha Trump, i cili do të kërkojë rizgjedhjen më 5 nëntor . “Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet”, shtoi manjati me sarkazëm gjatë një paraqitjeje në fushatën në Karolinën e Veriut.

“Kaq shumë të vdekur (…) çdo marrëveshje, madje edhe marrëveshja më e keqe, do të ishte më e mirë se ajo që keni tani,” vazhdoi ai.

“Ju keni një vend që është fshirë nga harta, ai nuk mund të rindërtohet,” shpjegoi Trump. “Do të duhen qindra vjet për t’u rindërtuar. Nuk do të kishte para të mjaftueshme edhe nëse i gjithë planeti do të mblidhej së bashku”, tha ai.

Gjithashtu, Trump fajësoi presidentin demokrat në largim Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e tij dhe rivalen presidenciale Kamala Harris për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke thënë se ai do t’i jepte fund nëse zgjidhej më 5 nëntor.

“Ata nuk do të jenë të kënaqur derisa të dërgojnë fëmijë nga Amerika për të luftuar në Ukrainë”, argumentoi manjati. “Ne nuk do të dërgojmë ushtarët tanë të vriten në anën tjetër të oqeanit”, premtoi ai./abcnews.al