Forcat ajrore ukrainase thanë të mërkurën se rrëzuan 28 nga 32 dronë dhe katër nga tetë raketa gjatë një sulmi rus gjatë natës.
Sipas tyre, Rusia lëshoi katër raketa në rajonin jugor të Odesës, shkruan Reuters.
Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper deklaroi se një raketë goditi një zonë të hapur dhe shkaktoi një zjarr i cili që atëherë ishte shuar.
Mbetjet e raketave dëmtuan gjithashtu dy kamionë pa shkaktuar viktima, shtoi Kiper përmes aplikacionit të mesazheve Telegram./abcnews.al