Telefonata e vajzës 5-vjeçare i shpëton jetën, Barci: Ka vuajtur gjithmonë nga migrena, atë ditë ishte më e fortë

schedule09:02 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:02 - 25 Shtator, 2024

Telefonata e vajzës 5-vjeçare, asaj i shpëtoi jetën. Valbona Barci, një estetiste shqiptare që jeton në Francë, tregoi historinë e saj të dhimbshme në “ABC e Mëngjesit.

Valbona tha se një pati një goditje një tru dhe humbi ndjenjat. Vajza e saj 5-vjeçare bëri një telefonatë dhe më pas Valbona u shtrua në spital, ku pas një ndërhyrjeje të suksesshme, shëndeti i saj është përmirësuar.

“Kisha një, më dha një goditje në tru, në kokë. Kam pasur dhimbje shumë të mëdha të kokës, ndjeja sikur po bija. I thashë vajzës të dilte në sallon, që mos ta kuptonte që ndiheshe keq. Në moment, filloi dhimbja shumë e madhe, të vjellurat. Vazja dëgjon që nuk isha mirë, merr telefonin, dhe telefonon. Unë kam humbur ndjenjat, kam parë që isha në ambulance. Isha në urgjencë, ndenja 7 orë, më bënë një skaner. Më shkaktohet një hemoragji celebrale, ishte urgjente që të operohesha. Më kanë operuar, kam qenë në gjendje të rëndë për 3 ditë. Jam përmirësuar ditën e katërt”, theksoi ai./abcnews.al