Roskovec/ Po pastronte armën e gjahut, 70-vjeçari plagoset në këmbë

schedule21:11 - 23 Shtator, 2024

schedule 21:11 - 23 Shtator, 2024

Një 70-vjeçar është plagosur me armë. Ngjarja ka ndodhur në Roskovec, në orën 20:00.

Sipas policisë i moshuari ishte duke pastruar armën e gjahut dhe është plagosur aksidentalisht në këmbë.

70-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/