Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem tha se organizata ka hyrë në një fazë të re të betejës së saj me Izraelin, të cilën ai e përshkroi si një “betejë pa fund”.
“Kërcënimet nuk do të na ndalojnë… Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha mundësitë ushtarake,” u shpreh ai, citon The Guardian.
Komentet erdhën gjatë funeralit të kreut të operacioneve ushtarake të Hezbollahut dhe komandantit në detyrë të forcës Radwan, Ibrahim Akil, i cili u vra në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit.
Hezbollahu është zotuar të hakmerret kundër Izraelit për shpërthimet të martën dhe të mërkurën në pajisjet e komunikimit që i përkisnin anëtarëve të tij, duke vrarë të paktën 37 njerëz dhe plagosur rreth 3,000 të tjerë.
Sulmet i atribuoheshin gjerësisht Izraelit, i cili as e konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë./abcnews.al