Hezbollahu lëshoi 140 raketa në Izrael, IDF i kundërpërgjigjet me sulm në Bejrut

schedule15:48 - 20 Shtator, 2024

schedule 15:48 - 20 Shtator, 2024

Pasi Hezbollah lëshoi mesditën e së premtes 140 raketa drejt Izraelit verior, duke synuar instalimet ushtarake të vendit, IDF është kundërpërgjigjur me sulme të synuara në Bejrut.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shkatërrime të mëdha në një rrugë me ndërtesa të larta banimi në kryeqytetin libanez. Disa automjete janë dëmtuar ndërsa tymi i zi ka pushtuar zonën.

Më herët, Hezbollah tha se, me raketat që lëshoi në mesditë, kishte vënë në shënjestër disa vende me raketa Katyusha, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe selinë e një brigade të blinduar izraelite.

Konflikti Hezbollah-Izrael është intensifikuar këtë javë pasi pajierët dhe radiot e përdorura nga anëtarët e grupit libanez shpërthyen të martën dhe të mërkurën, duke vrarë 37 njerëz dhe duke plagosur mijëra, duke shkaktuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse./abcnews.al