Eksperti: Kapitalizmi është një sistem i bazuar në menaxhimin e kapitalit. Sejdarasi: Ja çfarë kishin deklaruar profesionet e lira deri më 2023

schedule20:50 - 17 Shtator, 2024

schedule 20:50 - 17 Shtator, 2024

Një debat është krijuar në emisionin “Real Story” mes ekspertit për tregun Erald Pashajt dhe ekspertit të ekonomisë, Bardhi Sejdarasi.

Ky i fundit ka deklaruar se në Shqipëri profesionet e lira deri më 2023 kishin deklaruar 3.3 miliardë euro dhe taksa ishte zero.

Sipas Sejdarasit, janë 99.600 biznese të përjashtuar nga taksat deri në vitin 2029 dhe në 1 janar të 2030, ata plus 29 mijë profesione të lira të gjithë do të paguajnë 15%. Ndërsa, Pashaj ka thënë se ky vendim u mor, pasi po dështonte punësimi, njerëzit nuk po punësoheshim më, por po bënin kontrata shërbimi, duke hapur një NIPT.

Ai ka shtuar se kapitalizmi është një sistem i bazuar në menaxhimin e kapitalit nga njerëzit e aftë dhe nga gara.

Pashaj: Kapitalizmi është një sistem i bazuar në menaxhimin e kapitalit nga njerëzit e aftë dhe nga gara. Këto janë dy parimet kryesore. Këto të dyja nuk qendrojnë në të njëjtën tavë, nëse në një shtet ndërhyjnë. Ne themi Suedia dhe Norvegjia janë vende socialiste. Është gabim, janë vendet më demokratike dhe më kapitaliste në botë. Çdo gjë e ridrejton kapitali privat, sepse rishpërndarja bëhet me anë të taksimit. Kjo është tjetër gjë. Por duke pasur një shtet që ndërhyn, ne krijojmë borde, inspektoriate.

Sejdarasi: Ne kemi 99.600 biznese të përjashtuar nga taksat deri në vitin 2029 dhe në 1 janar të 2030 këta 99.600 plus 29 mijë profesione të lira të gjithë do të paguajnë 15%. Është deklarim zyrtar. Mora shifrat e këtyre profesioneve të lira të shikoja se çfarë kishin deklaruar se isha shumë kurioz, dhe deri më 2023 kishin deklaruar 3.3 miliardë euro dhe taksa ishte zero.

Pashaj: E bëmë sepse po na dështonte punësimi, njerëzit nuk po punësoheshim më, por po bënin kontrata shërbimi, hapnin një NIPT dhe paguanin kontrata shërbimi. Pavarësisht kësaj, ne nuk kishim më doktor, hapnin një NIPT dhe shkonin punonin vetë personalisht./abcnews.al