VIDEO/ Debati degradon në dhunë fizike, kandidati për kryebashkiak godet me karrige rivalin në Brazil

schedule22:20 - 16 Shtator, 2024

schedule 22:20 - 16 Shtator, 2024

Ky është momenti tronditës kur Jose Luiz Datena, një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie goditi me karrige të hekurt rivalin Pablo Marcal gjatë një debati të nxehtë elektoral. Datena dhe Marcal konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos bashkë me disa të tjerë.

Influencuesi Marcal, i cili garon për ekstremin e djathtë, e nervozoi Datenën duke i përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat ishin rrëzuar nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, i cili përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik, i cili si ai nuk ka mbajtur kurrë një post politik, se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte “nuk ishte mjaftueshëm burrë”.

Pablo Marcal u shtrua në spital pasi dyshohet se pësoi thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit.

/abcnews.al