Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi disa biseda me komandantin e përgjithshëm Oleksandr Syrskyi në lidhje me situatën në vijën e frontit, veçanërisht në sektorët Kurakhove dhe Pokrovsk, si dhe në rajonin Kursk të Rusisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Zelensky në video-mesazhin e tij.
“Sot, pothuajse e gjithë dita u përqendrua kryesisht në çështjet ushtarake. Kishte një raport nga Komandanti i Përgjithshëm Syrskyi – një bisedë e gjatë në fillim të ditës, dhe vetëm tani, ne folëm përsëri për të shqyrtuar rezultatet e ditës”, tha Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, mbi njëqind beteja janë zhvilluar në front që nga fillimi i kësaj dite, me luftimet më intensive në sektorët Kurakhove dhe Pokrovsk, ku forcat ukrainase po mbrojnë pozicionet e tyre.
“Ne gjithashtu rishikuam në detaje operacionin e Kurskut dhe çdo ditë po veprojmë saktësisht siç ishte planifikuar”, theksoi Zelensky.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për çdo brigadë dhe çdo njësi për veprimet e tyre të koordinuara dhe qëndrueshmërinë./abcnews.al