Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM drejt Tajlandës pritet të jetë sot në qendër të debatit politik në Kuvend.
Sipas rendit të ditës, do të ketë një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhit, kërkuar nga ky i fundit, në lidhje me anijet e nisura nga Porti i Durrësit.
Në këtë seancë, pritet që të zhvillohet edhe një interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në lidhje me akuzat për bllokimin e hyrje-daljeve në zonat e banimit pas ndërtimit të aksit Thumanë Kashar.
Gjithashtu në këtë seancë, për të tretën herë, deputetët do të duhet të vendosin me votë nëse të çojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës apo do të dalin sërish kundër vendimit të saj./abcnews.al