Shtypi dhe analistët në Francë janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë vendimi i fundit i qeverisë gjermane për të rivendosur kontrollet në kufijtë e vendit në lëvizjen e lirë të njerëzve në Europë në një përpjekje për të reduktuar imigracionin e paligjshëm.
“Qeveria gjermane po mashtron popullin e saj duke sugjeruar se problemi i migracionit do të zgjidhet në kufijtë e brendshëm,” argumentoi Gerhard Naus, një shkencëtar politik austriak që hodhi paktin e migracionit BE-Turqi në 2016 për të reduktuar imigracionin e paligjshëm.
Gazeta franceze Liberation, paralajmëroi: “Gjermanët shpresojnë të shkaktojnë një reaksion zinxhir në vende të tjera. Efekti domino mund ta zhysë zonën Shengen në krizën e saj më serioze që nga krijimi i saj në 1985.”
Nisma gjermane mund të shqetësojë fqinjët e saj, me disa që kanë frikë nga një “efekt domino”, thekson gazeta franceze Les Echos, duke theksuar refuzimin e Austrisë për të pranuar njerëzit që kthehen nga Gjermania, por edhe ankesën e Varshavës për një vendim “të papranueshëm”.
Vendimi mund të funksionojë në dëm të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Kthimi në kaosin e vitit 2020 dhe 2021, epoka e Covid-it, është në mendjen e të gjithëve, thekson gazeta, duke kujtuar se disa vite më parë, lufta kundër terrorizmit ishte ajo që justifikonte vendosjen e kontrolleve.
Në vitin 2023, institucionet europiane “rikthyen rendin”, nën udhëheqjen e Francës, e cila në atë kohë mbante presidencën e rradhës të BE-së, raporton eksperti i institutit Delors Jérôme Vignon.
E njëjta gazetë përmend në fund provokimin e kryeministrit hungarez Orban, i cili kërcënoi se do të dërgonte azilkërkuesit që mbërrinin në Hungari në Bruksel.
/abcnews.al