Sot 6 vite pa Sokol Olldashin: Si e kujtojnë miqtë

schedule11:26 - 20 Nëntor, 2019

schedule 11:26 - 20 Nëntor, 2019

Sot bëhen 6 vite nga vdekja e Sokol Olldashit. Ish-deputeti i PD humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Ndërkohë, miqtë kanë zgjedhur rrjetet sociale për të kujtuar Olldashin.

U bënë 6 vite pa ty Koli, na ka marrë malli vëlla”, shkruan ish-deputeti Flamur Noka.

Koha ikën, malli shtohet për një mik të paharruar’, shprehet Eno Bozdo.

Kreu i Bindjes Demokartike, Astrit Patozi nuk lë pas edhe ironinë teksa kujton Olldashin e ndjerë.

Mungon tmerrësisht shumë…madje edhe për ata që nuk e deshëm”, shkruan ai.

Sigurisht që mungesën më të madhe e ndjen i vëllai. Edhe Ardian Olldashi ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë mesazhin e tij.

Duhen dy burra për të bërë një vëlla’, shkruan ai./abcnews.al