Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Territori i pastër”/ Kultivimi i bimëve narkotike në Pogradec, identifikohet autori 31 vjeçar

schedule12:58 - 10 Shtator, 2024

schedule 12:58 - 10 Shtator, 2024

Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Pogradec. 31-vjeçari i arrestuar dyshohet edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht.

I riu dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!