Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përplasi me automjet 38 vjeçarin në aksin “Peqin-Elbasan”, arrestohet drejtuesi

schedule12:46 - 10 Shtator, 2024

schedule 12:46 - 10 Shtator, 2024

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia për një aksident të shkaktuar në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, ku përplasi me automjet një 38 vjeçar, i cili ndodhet në spital.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin M. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Sh. Xh., 38 vjeç, banues në Berat, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. “, njofton policia./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!