Kandidati republikan për president Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se planifikon të votojë për legalizimin e marijuanës në Florida.
“Si banor i Floridës, do të votoj për Amendamentin 3 në nëntor”, tha ai në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Sipas tij, duhet të ndalen arrestimet dhe burgosjet “të panevojshme” të të rriturve që përdorin marijuanën “në sasi të vogla për përdorim personal”.
Ai bëri thirrje për shqyrtimin e futjes së rregullave që do të siguronin që qytetarët e rritur të kenë akses në një produkt të sigurt dhe të verifikuar.
“Si president, ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në kërkimin për të zbuluar përdorimet mjekësore të marihuanës për barnat e Programit 3, dhe do të punojmë me Kongresin për të miratuar legjislacionin, duke përfshirë mbështetjen e të drejtës së shteteve për të miratuar ligje për marihuanë, si Florida, në interes të qytetarëve të tyre”, tha ai./abcnews.al