Policia e Fierit ka arrestuar një 38 vjeçar. Uniformat blu bëjnë të ditur se arrestuan në flagrancë shtetasin: E.N., 38 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.
Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë armë zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./abcnews.al