“Lindja e Mesme është në prag të një lufte të madhe rajonale dhe Rusia po punon me të gjitha palët për ta parandaluar atë”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një seancë të Dialogut Strategjik midis Rusisë dhe Këshillit të Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit Persik. (GCC).
“Paaftësia e bashkësisë botërore për të ndaluar armiqësitë në Rripin e Gazës dhe vdekjet masive të banorëve të saj ka çuar në një përkeqësim të mprehtë të situatës ushtarake dhe politike në të gjithë rajonin – nga kufiri i Libanit dhe Izraelit deri në Detin e Kuq. ”, tha Lavrov.
“Në të njëjtën kohë, konfrontimi midis Izraelit dhe Libanit ka arritur një nivel të ri të rrezikshëm. Lindja e Mesme është përsëri në prag të një lufte të madhe rajonale. Është përgjegjësia jonë e përbashkët që të mos e lejojmë të ndodhë.”
“Ne po punojmë me të gjitha palët për të normalizuar situatën”, shtoi ai.