Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Të paktën 7 të vdekur nga sulmet izraelite në Siri

schedule07:35 - 9 Shtator, 2024

schedule 07:35 - 9 Shtator, 2024

Të paktën 7 persona, përfshirë tre civilë sirianë, u vranë mbrëmjen e së dielës në sulmet ajrore izraelite kundër objekteve ushtarake në Sirinë qendrore, duke përfshirë një qendër kërkimore shkencore, sipas informacioneve nga një OJQ.

“Numri i viktimave të sulmit izraelit kundër distriktit Masyaf është shtatë, nga të cilët tre ishin civilë, duke përfshirë një burrë dhe djalin e tij që ishin në një makinë, dhe katër personel ushtarak të paidentifikuar”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë joqeveritare me bazë që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Sulmi, i cili plagosi të paktën 15 persona të tjerë, shkatërroi ndërtesa dhe qendra të ushtrisë në një zonë ku ndodhen qendrat kërkimore shkencore në Masyaf, ku “organizata afër Iranit dhe ekspertë në zhvillimin e armëve janë të pranishme”, tha OJQ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!