Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Skema, sipas karakteristikave të lojtarëve”/ Sylvinho për ndeshjen me Ukrainën: Do jetë lojë teknike dhe e hapur

schedule17:40 - 6 Shtator, 2024

schedule 17:40 - 6 Shtator, 2024

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho thotë se skema për ndeshjen ndaj Ukrainës, do të përcaktohet pas caktimit të formacionit, bazuar edhe në karakteristikat e lojtarëve.

Në konferencën për shtyp për mediat, Sylvinho deklaroi se ndeshja do të jetë e fortë, ku pret që të zhvillohet një lojë teknike dhe e hapur.

“Ne i përshtasim skemat sipas karakteristikave që kanë lojtarët tanë. Stafi duhet të punojë dhe të kuptojë karakteristikat e lojtarëve. Kemi lojtarë të fortë. Mund të përshtasim disa skema të ndryshme. Është e vështirë për të parashikuar, do të jetë lojë teknike dhe shumë e hapur. Kanë lojtarë të shpejtë, cilësorë, ka mundësi të shohim një lojë të fortë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por që do të luftojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!