Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Alarm për bombë në një katedrale në Sllovaki

schedule12:19 - 6 Shtator, 2024

schedule 12:19 - 6 Shtator, 2024

Alarm për bombë në katedralen e Shën Elizabetës në qytetin Kosice të Sllovakisë.

Një email kërcënues i është dërguar Kishës Katolike dhe përmbajtja është e ngjashme me atë të emaileve që u dërguan në shkollat anembanë Sllovakisë në fillim të kësaj jave, njoftoi policia rajonale.

“Situatën e kemi nën kontroll. Menjëherë morëm masat e sigurisë. Përveç policisë, në terren është edhe një qen i trajnuar posaçërisht për të kërkuar eksploziv. Jemi në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e kishës. Së bashku me ta Ekipet e policisë dënojnë ashpër kërcënime të tilla për sulme ndaj kishave”, thuhet në njoftim./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!