Partia Demokratike ka mbështetur kallëzimin penal të Presidentit Ilir Meta për kreun e KED Ardian Dvorani. Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Ardian Dvorani me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi
Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.
Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.
Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit. /bcnews.al