E rëndë në Gjermani/ 15 vjeçari sirian përdhunon të miturën në pishinë

schedule12:19 - 4 Shtator, 2024

schedule 12:19 - 4 Shtator, 2024

Një 15-vjeçar sirian është arrestuar me dyshimin se ka përdhunuar një vajzë 12-vjeçare në një pishinë publike në Braunschweig. Adoleshenti dyshohet se fillimisht e ka ngacmuar vajzën teksa ajo ishte në ujë dhe më pas e ka ndjekur në dhomën e zhveshjes.

Sipas prokurorit Hans-Christian Wolters, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht në pishinën “Wasserwelt” në periferinë veriore të Braunschweig dhe, “ndonëse krimi ka ndodhur tre javë më parë, hetimi është ende në një fazë të hershme”.

Sipas autoriteteve, policia nuk e bëri publike rastin më herët për shkak të moshës së të përfshirëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!