Forcat armatosura të disa vendeve do të mund të kenë në përdorim një material i cili i bën njerëzit dhe objektet të padukshme. Materiali, i vetmi në llojin e tij është prodhuar nga një kompani kanadeze.
Kompania kanadeze “Hiperstealth Biotechnology” ka krijuar një material, i vetmi në llojin e tij, që bën të padukshëm njerëzit dhe objektet. Materiali rikthen dritën, duke zhdukur objekte që ndodhen pas ekranit. Kompania kanadeze vepron në tregun ushtarak, duke e furnizuar me material të mimetizuar, në mënyrë të vecantë uniforma.
Mes klientëve të saj janë forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të AMerikës, Indisë, Jordanisë, Emiratet arabe, Kanadasë, Sllovakisë dhe Zelandës së re. kjo linjë e re ka 13 lloje të ndryshme të këtij materiali që përdoren në ambiente dhe në kushte të ndryshme./abcnews.al