Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në Afganistan

schedule15:10 - 3 Shtator, 2024

schedule 15:10 - 3 Shtator, 2024

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të së hënës nga një kamikaz në kryeqytetin afgan, Kabul.

Në një postim në Telegram, grupi ekstremist tha se një nga anëtarët e tij kishte aktivizuar një jelek shpërthyes, duke vrarë disa persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme talebane Abdul Mateen Qaini njoftoi të hënën se të paktën gjashtë persona u vranë në sulm, duke shtuar se shpërthimi ndodhi në pjesën juglindore të Kabulit, Darul Aman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!