Lavrov: Durov nuk i dëgjoi këshillat e Perëndimit

schedule19:58 - 2 Shtator, 2024

schedule 19:58 - 2 Shtator, 2024

Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, nuk dëgjoi “këshillat” e Perëndimit për moderimin e Telegramit, theksoi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Duket se Pavel Durov i dëgjoi këshillat e Perëndimit shumë ngadalë, ose ndoshta aspak,” tha Lavrov në një bisedë me studentët e Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Paraburgimi dhe presioni nuk vlen vetëm për të, në Senat është ftuar edhe themeluesi i Metës, Mark Zuckerberg, i cili ka pranuar të bashkëpunojë, siç e ka pranuar edhe vetë, kujtoi Lavrov.

Më 24 gusht, Durov u ndalua në aeroportin e Parisit. Menaxheri i përgjithshëm i Telegram është akuzuar për një sërë aktesh kriminale, të cilat sipas autoriteteve franceze janë pasojë e “mungesës së moderimit”. Ai dyshohet edhe për bashkëpunim në menaxhimin e një platforme interneti me qëllim kryerjen e transaksioneve të paligjshme të një grupi të organizuar dhe mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg.

Durov më vonë u lirua me kusht prej pesë milionë eurosh, të cilat së shpejti do t’i duhet të paguajë.

Atij i ndalohet të largohet nga territori i Francës dhe duhet të paraqitet në polici dy herë në javë./abcnews.al