Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan këtë të hënë avionin privat të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro pasi pretenduan se ishte blerë ilegalisht për 13 milionë dollarë dhe ishte kontrabanduar jashtë vendit.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njofti se avionic Air Force 1 model Falcon 900EX pasi është sekuestruar dhe është transferuar nga Republika Domenikane në Florida pasi ishte blerë nga një kompani fantazëm. Ky avion ishte blerë në fillim të vitit 2023 nga persona të lidhur me Nicolas Manduro nëpërmjet një kompanie guackë.
Presidenti i Venezuelës kishte udhëtuar me këtë avion në disa shtete përshirë këtu Kubën, Venezuelën dhe Brazilin.
Konfiskimi i këtij avioni erdhi 4 ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë sërish thirrje autoriteteve venezueliane që të tregojnë me prova se Maduro ishte fitues i zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut kundër kandidatit të opozitës Edmundo Gonzalez.
Uashingtoni ka thënë se ka “prova te qarta dhe bindese” se González ka marrë shumicën e votave, por autoritetet zgjedhore në Venezuelë kanë refuzuar të publikojnë numrat e votimit, duke shkaktuar trazira dhe një goditje të qeverisë gjatë së cilës janë arrestuar më shumë se 1600 njerëz.
Në mars të vitit 2020, Maduro dhe 14 zyrtarë aktualë apo ish-zyrtarë të Venezuelës u akuzuan për narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafik droge. Departamenti Amerikan i Shtetit ka ofruar që prej asaj kohe gjithashtu një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Maduros.


